Kryetari i partisë kryesore opozitare në Turqi është sulmuar nga disa burra të mllefosur të dielen, para se rojet ta nxirrnin nga turma në Ankara, është bërë e ditur nga zyrtarë të kësaj partie, si dhe pamjet e incidentit.
Kemal Kilicdaroglu, kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), parti kjo që fitoi zgjedhjet në disa qytete turke më 31 mars, kishte qenë duke marrë pjesë në varrimin e një ushtari turk, të vrarë gjatë përleshjeve të armatosura me Partinë e jashtëligjshme Punëtore të Kurdistanit (PKK), transmeton “Reuters”.
Në pamjet e incidentit shihet se si Kilicdaroglun e godasin në kokë së paku dy herë, teksa rojet mundohen që t’i largojnë dhjetëra burra që bërtasin dhe shtrëngojnë grushtet.
Ai mbërriti të ikte dhe të hynte në shtëpinë e afërme, sipas transmetuesit turk NTV dhe agjencisë së lajmeve Demiroren
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Gjykata turke largon kreun e partisë kryesore opozitare
-
Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll
-
Sulmohet lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel
-
Turqia arreston një kryebashkiak me akuzat se është anëtar i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit