Lideri i Partisë Demokratike të Italisë, që është në koalicion qeverisës, Nicola Zingaretti, ka thënë të shtunën se ka dalë pozitiv për koronavirus.
“Edhe unë kam koronavirus”, tha Zingaretti në një video të postuar në Facebook, duke shtuar se është vetizoluar në shtëpi dhe se të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt ditëve të fundit po testohen. Ai tha se është mirë, raporton Reuters.
Italia është vendi që është goditur më së shumti në Evropë me epideminë, me 4,636 raste të infektuara dhe me 197 vdekje të premten, dhe aktualisht ka më shumë vdekje në ditë se çdo vend tjetër në botë, transmeton KOHA.
Qeveria italiane këtë javë urdhëroi mbylljen e shkollave, universiteteve, kinemave dhe teatrove për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.