Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri i ekstremit “Agimi i Artë” në Greqi dënohet me burgim

Lideri i partisë së të djathtës ekstreme “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos është dënuar me tetë muaj burgim nga një gjykatë që e ka shpallur atë fajtor për nxitje të dhunës.

Ai u dënua për shkak të një fjalimi të tij të mbajtur në shtator të vitit 2011, në të cilin i referohej kundërshtarëve të tij politikë duke thënë “ne do t’ua shtypim kokat”.

Çështja u paraqit në gjykatë nga Monitoruesi Grek i Helsinkit (GHM), pas një raportimi të mëparshëm të gazetës greke “Efimeridha ton Sintakton”.

Gazetari dhe bashkautori i raportimeve të kësaj çështjeje, Dhimitris Psaras, u thërrit nga gjykata për të dëshmuar.