Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen 36 anëtarë të Agimit të Artë të dënuar në gjykimin e partisë

Lideri i partisë neonaziste Agimi i Artë, Nikos Mihaloliakos, i cili është shfaqur i papenduar edhe në momentin e fundit, bashkë me 35 nga 50 të dënuarit prej drejtësisë greke, janë dorëzuar ose janë arrestuar nga Policia greke mbrëmjen e së enjtes pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit, e cila nuk pranoi masat lehtësuese.

“Jam krenar që po më dërgojnë në burg për idetë e mia. Një ditë, disa do të pendohen për këtë vendim. Do të shfajësohemi nga historia dhe populli grek”, tha Nikos Michaloliakos, udhëheqësi i AA-së.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ish-deputeti nga kjo parti Giorgos Germenis.

“Nuk e pranoj vendimin e gjykatave. Jam 100% i pafajshëm. Thjesht ndihmoja njerëzit. Kjo gjykatë është një absurditet, një teatër”, tha ai.

Ky vendim që çon në burg grupin drejtues të kësaj organizate kriminale si dhe bashkëpunëtoret e tyre, i jep fund gjyqit më te rëndësishëm në historinë greke të pasluftës.

Edhe I gjithë lidershipi i ”Agimit të Artë” do të burgoset, pasi dënimet e tyre nuk do të pezullohen Botë I gjithë lidershipi i ”Agimit të Artë” do të burgoset, pasi dënimet e tyre nuk do të pezullohen

Javë më parë, edhe Agimi i Artë u shpallë organizatë terroriste.

Jashtë burgut mbetet Gianis Lagos, eurodeputet i AA-së, për te cilin duhet te kryhen procedura të tjera tepër të gjata që i drejtohen në fillim Parlamentit Evropian dhe më pas gjykatave që lidhen me të.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një prej udhëheqësve kryesor neonazist, Christos Pappas, që ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij se nuk ka dëshirë të dorëzohet, ndërsa ka krijuar reagime fakti që nuk dihet ku ndodhet, pasi të gjithë të akuzuarit ishin nën monitorimin e Policisë.

E mallëngjyer ka pritur përsëri vendimin përfundimtar nëna e antifashistit, këngëtarit Pavlos Fyssa, viktimë e vrasësit Georgios Rupakias, neonazistit që u dënua me burgim te përjetshëm dhe disa vite te tjera heqje lirie.

Edhe Agimi i Artë shpallet organizatë terroriste, gjykata e Athinës i dënon drejtuesit me nga 13 vjet burgim Botë Agimi i Artë shpallet organizatë terroriste, gjykata e Athinës i dënon drejtuesit me nga 13 vjet burgim

“Është një fitore e drejtësisë për familjen e Pavlos, është një fitore e drejtësisë për të gjitha viktimat e dhunës naziste në Greqi”, ka thënë Chryssa Papadopoulou, avokate e familjes Fyssas.

Ndërsa për 12 te akuzuarit e tjerë, 5 prej të cilëve ish-deputetë, janë pranuar masat lehtësuese dhe i shpëtojnë burgut, 36 të arrestuarit marrin sot urdhrin e burgimit nga prokurori, me pas futen në karantinë 14-ditore , bazuar në protokollet aktuale shëndetësore për shkak të pandemisë dhe vetëm atëherë do të transferohen në të paktën 4 burgje të ndryshme jashtë Athinës. \ Tch