Lideri i partisë së djathtë ekstreme në Holandë është sulmuar nga një person teksa po hynte në objektin e universitetit të Ghentit në Belgjikë. Thierry Baudet lider i partisë Forumi për Demokraci do të ligjëronte në universitetin belg të enjten. Ai është goditur me ombrellë.
Sulmuesi po e priste para objektit dhe e ka goditur vetëm një herë, para se të kapej nga pjesëtarët e sigurimit. Sipas mediave belge, i dyshuari është 33-vjeçar me prejardhje nga Ukraina.
Lideri i së djathtës ekstreme pas goditjes ka mbajtur ligjëratën në universitetin belg. Ka thënë se sulmi ishte i frikshëm, por se ishte me fat pasi ka mundur ta pësojë më keq.
Ai ka thënë se sulmi tregon se demonizimi i ideve ka arritur në nivele alarmante. I dyshuari është akuzuar për sulm dhe është intervistuar nga policia para se të lirohej të enjten mbrëma.
-
Policia belge ndalon tubimin e ekstremit të djathtë
-
Sulm me thikë në stacion të metrosë në Bruksel, tre të lënduar
-
Kemi të bëjmë me sulm islamist, thotë ministri gjerman pas futjes së veturës në “Berlin Pride”
-
Ndalohet grupi i dyshuar terrorist që planifikonte sulm ndaj kryeministrit belg
-
Pesë të plagosur nga sulmi me thikë në Amsterdam