Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri grek: Demokracia po vihet në provë nga Rusia

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i tha Kongresit amerikan të martën se besimi në “lirinë kundër tiranisë, në demokracinë mbi autoritarizmin” po vihet në provë gjatë pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, raportoi AP.

Mitsotakis lavdëroi luftëtarët ukrainas dhe rëndësinë e të qenit në anën e duhur të historisë.

“Ne mbajtëm anë. Ne qëndrojmë në anën e Ukrainës kundër agresionit të Putinit”, tha ai.

“Ai nuk do të ketë sukses”, tha Mitsotakis për Putinin. “Jo vetëm për Ukrainës, por edhe të dërgohet një mesazh te të gjithë liderët autoritarë se veprimet e hapura të agresionit që shkelin të drejtën ndërkombëtare nuk do të tolerohen”.

Qeveria e Mitsotakisit ka qenë e hapur në kritikat kundër pushtimit rus, tani në javën e 12-të. Lufta në Ukrainë ka shqetësuar disa politikanë grekë për shkak të mundësisë për jostabilitet më të gjerë dhe mundësisë që Turqia fqinje të kërkojë rol të rëndësishëm nga aleatët perëndimorë.