Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët evropianë i kërkojnë SHBA-së të mos vendos tarifa ndaj BE-së

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe i kanë bërë sot thirrje qeverisë amerikane që të shmangë vendosjen e njëanshme të masave tregtare kundër Bashkimit Evropian, transmeton KP.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike Theresa May janë pajtuar gjatë bisedës telefonike se BE-ja duhet të mbrojë 28 vendet e saja anëtare nga çfarëdo tarifa dënuese amerikane, në bazë të të drejtave multilaterale ndërkombëtare.