Udhëheqësit e fundit të mbijetuar të lëvizjes komuniste Kmerët e Kuq (Khmer Rouge), e cila ka sunduar në mënyrë brutale në Kamboxhia në vitet 1970, u dënuan për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare.
Nuon Chea dhe Khieu Samphan ishin në gjyq nën akuzat për shfarosjen e myslimanëve dhe vietnamezëve etnikë.
Ata u dënuan me burgim të përjetshëm - të njëjtin dënim që tashmë shërbejnë pas shpalljes fajtorë në një gjyq të mëparshëm për krime kundër njerëzimit, lidhur me dëbimet e detyruara dhe zhdukjet masive të njerëzve.
Kamboxhia nuk ka dënim me vdekje.
Besohet se deri në dy milionë njerëz, shumica prej tyre khemerë etnikë, kanë vdekur nën regjimin e shkurtër, por brutal të Khmer Rouge në periudhën 1975-1979.
-
Birmania e dënon Kyin për akuza të tjera korrupsioni
-
Ushtria e Birmanisë ekzekuton katër aktivistë të demokracisë
-
Refuzohet apeli i aktivistëve në Birmani kundër dënimit me vdekje
-
Motrat 98 dhe 101 vjeçare ribashkohen pas 47 vjetësh
-
FDH: Gjatë 2019-s, s’pati përparim në hetimin e dënimin e kryesve të krimeve të luftës