Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët e BE-së mbajnë të enjten samit urgjent për gjendjen në Ukrainë

Liderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë të enjten një samit urgjent në Bruksel, për të diskutuar për krizën në Ukrainë.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, shefi i Këshillit të BE-së, Charles Michel ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdojnë të jenë të bashkuar.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur”, thuhet në letër.

Sipas tij, “veprimet agresive” të Rusisë kanë shkelur “ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial e po ashtu sovranitetin e Ukrainës”.

"Ato gjithashtu minojnë rendin evropian të sigurisë. Përdorimi i forcës dhe detyrimi për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të”, thuhet më tej në letër.