Parlamenti me bazë në lindje të Libisë ka votuar për shkëputje të marrëdhënieve me Turqinë pasi qeveria turke aprovoi dërgimin e forcave ushtarake në Libi për të ndihmuar qeverinë e përkrahur nga Kombet e Bashkuara.
Përveç shkëputjes së marrëdhënieve me Turqinë, parlamenti i Libisë ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të tërheq njohjen e qeverisë së përkrahur nga Kombet e Bashkuara, transmeton KTV.
Parlamenti i Turqisë, të enjten autorizoi qeverinë që të dërgojë forca ushtarake për një periudhë njëvjeçare.
Ushtria libiane me bazë në lindje të vendit, është përkrahëse e parlamentit.
Që prej muajit prill kjo ushtri ka nisur një fushatë ushtarake për të tentuar marrjen në kontroll të Tripolit dhe rrëzimin e qeverisë së përkrahur nga Kombet e Bashkuara.
-
Ushtria libaneze dislokohet në një "zonë pilot" pas tërheqjes izraelite
-
Ushtria libaneze tërhiqet nga fshati jugor pas kërkesës së Izraelit për evakuim
-
Siria dërgon mijëra trupa në kufi me Libanin
-
Vdiq shefi i Ushtrisë së Libisë pas rrëzimit të aeroplanit afër Ankarasë
-
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator