Veturat e konfiskuara nga shoferët e dehur në Letoni po dërgohen në Ukrainë, nën një skemë të re të dizajnuar për ta ndihmuar në luftë.
Tetë automjete të konfiskuara do të kalojnë kufirin së shpejti.
Deputetët u pajtuan që t’i transferojnë veturat në pronësi shtetërore te ushtria ukrainase dhe spitalet.
Vitin e kaluar, Letonia ndryshoi ligjin ashtu që shoferëve që kapeshin me trefishin e kufirit ligjor të alkoolit në gjak, mund t’u konfiskohen automjetet dhe të shiten nga qeveria, raportoi BBC.
Ndryshimi në ligj ka çuar në një sërë konfiskimesh që ka mbushur depot shtetërore për disa javë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëzohen në Letoni dy dronë rusë, dëmtojnë objektin e magazinimit të naftës
-
Ukraina “shtrëngohet” me artileri gjermane e suedeze
-
Rusët shfrytëzojnë Ladën për t’i qëlluar ukrainasit në fushëbetejë
-
KFOR-i has veturën e braktisur me birra në Zubin-Potok
-
Kontrata që Rusia po u ofron migrantëve për t’i dërguar në luftë në Ukrainë