Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevičs, u bëri thirrje shteteve perëndimore që ta furnizojnë Ukrainën me më shumë sisteme raketore HIMARS, në luftë kundër Rusisë, raporton BBC-ja të dielën.
Ai shkroi në Twitter se derisa po zhvillohen luftime në muajin e pestë, qëkur nisi pushtimi rus, Ukraina po vazhdoj të luftojë, e “shtetet duhet të vazhdojnë ta mbështesin atë”.
“Në vend të fjalëve boshe, nevojiten më shumë HIMARS dhe sisteme të tjera moderne të armëve për të ndaluar luftën”, tha ai.
Pentagoni amerikan bëri të ditur se deri më tani Ukraina është furnizuar me 12 sisteme HIMARS, e së shpejti do t’i dhurohen edhe 8 të tjera.
Sistemet HIMARS po përdoren kryesisht për të shkatërruar depo municionesh, pajisje luftarake e postblloqe.
-
SHBA-ja dërgon HIMARS të tjerë në Ukrainë, synohet goditja e Krimesë
-
SHBA-ja i ndan edhe 1.1 miliardë dollarë për Ukrainën
-
Raketat amerikane HIMARS shkatërruan 50 depo municionesh të Rusisë
-
Perëndimi synon të dorëzojë deri në 30 sisteme raketash në Ukrainë
-
Shtohet rreziku për Rusinë, SHBA-ja furnizon Ukrainën edhe me katër HIMARS