Tetëmbëdhjetë nxënës dhe tre mësimdhënës janë lënduar si pasojë e një sulmi nga dy qenë, në oborrin e një shkolle në Misouri të SHBA-së.
Nxënësit e klasëve 5 dhe 6 ishin jashtë Willard Intermediate South në një oborr të pa rrethuar kur dy qen të racës “pitbull” filluan t'i sulmonin. Mësuesit ndërhynë në përpjekje për të mbrojtur nxënësit dhe u lënduan gjithashtu.
Sipas Springfield News-Leader, shumica e lëndimeve ishin të lehta. Gazeta raporton se tre mësues dhe tre nxënës kishin kafshime ose lëndime të tjera që kërkonin kujdes mjekësor. Studentët e tjerë u lënduan nga kaosi që pasoi teksa po iknin nga qentë.
Infermieret e shkollës ofruan kujdes mjekësor derisa erdhën reaguesit e parë.
Oficerët e kontrollit të kafshëve thanë se një qen nuk ishte vaksinuar për tërbimin dhe pronarët nuk mund të siguronin prova të vaksinimit për tjetrin. Të dy qentë u testuan për sëmundjen por rezultatet ishin negative.
Pronarët dorëzuan vullnetarisht qentë dhe sipas News Leader, qentë janë eutanizuar më pas.
-
Katër fëmijë lëndohen nga sulmi i qenit në një shkollë në Suharekë
-
Katër nxënës të lënduar nga sulmi i qenit brenda një shkolle në Suharekë
-
Derri “viziton” një shkollë në SHBA
-
Dy fëmijë të vdekur nga sulmi në një shkollë katolike amerikane
-
Pesë të plagosur nga sulmi në Suedi, njëri nga ta në gjendje të rëndë