Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Le Pen paralajmëron se nuk do të dërgojë armë në Ukrainë

Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, paralajmëroi se në rast fitoreje nuk do të dërgonte armë në Ukrainë.

“Unë jam më e rezervuar për dërgesat direkte të armëve. Pse? Sepse vija është e hollë midis ndihmës dhe të bërit bashkëluftëtar”, ka thënë liderja e ekstremit të djathtë, duke përmendur shqetësimet për një “përshkallëzim të këtij konflikti që mund të sjellë një numër të tërë vendesh në angazhim ushtarak”.

Le Pen do të garojë me presidentin aktual, Emmanuel Macron për president, në balotazhin e zgjedhjeve më 24 prill.

Disa e kanë akuzuar atë se është shumë e afërt me Rusinë. Ajo e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës, por ka vizituar presidentin Putin përpara zgjedhjeve të mëparshme franceze në vitin 2017.