Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar të premten se Rusia është e gatshme të luajë çfarëdo roli në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas takimit me homologun e tij iranian, Abbas Araqchi, në Moskë.
“Jemi gati të ndihmojmë, ndërmjetësojmë dhe të luajmë çdo rol që - nga pikëpamja e Iranit - do të ishte i nevojshëm dhe i pranueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Lavrov. “Ne nisemi nga fakti se opsioni i vetëm për një marrëveshje... është një marrëveshje posaçërisht mbi çështjet bërthamore, si pikë bazë”.
Araqchi ka deklaruar se mesazhi i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei për presidentin rus, Vladimir Putin, është “për të çuar një sinjal në të gjithë botën se Irani e konsideron Rusinë si partnerin e saj strategjik dhe si fqinj të rëndësishëm”.
“Mund të konfirmoj se pozicionet dhe qasjet të Iranit dhe Rusisë përgjatë historisë kurrë nuk kanë qenë më të afërta dhe të ngjashme se sot”, ka shtuar ai.
-
Rusia shprehet e gatshme të marrë uraniumin e pasuruar të Iranit
-
Rusia pesimiste për kohëzgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit
-
Ministri iranian: Kurrë nuk kemi refuzuar të shkojmë në Islamabad për bisedime
-
Kryediplomati iranian: Të hapur për çdo propozim që përfshin përfundimin e plotë të luftës
-
Irani i gatshëm për bisedime nëse ndalen sulmet