Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov e quan patetike akuzën se Rusia bombardoi një spital

Duke iu rikthyer konferencës për shtyp të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov pyetet se si mund të justifikojë Rusia bombardimin e një materniteti dhe spitalit të fëmijëve.

Lavrov thotë se “nuk është hera e parë që shohim protesta patetike në lidhje me të ashtuquajturat mizori të kryera nga ushtria ruse".

Ai thotë se delegacioni rus i tha këshillit të sigurimit të OKB-së tre ditë më parë se spitali ishte “marrë” nga radikalët ukrainas dhe “të gjitha nënat dhe infermieret u përzunë nga atje”.

Ai thotë se opinioni publik po manipulohet në mbarë botën.

Lavrov i përshkruan raportet në kanalet e mediave perëndimore si “shumë emocionale” dhe thotë se ana tjetër e situatës nuk po merret parasysh.

Edhe Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen Botë Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se presidenti Putin po kujdeset për ekonominë e Rusisë.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp, Sergei Lavrov thotë për problemet ekonomike të Rusisë: "Ne do t'i përballojmë ato - ne kemi përballuar vështirësi në të gjitha momentet e historisë sonë".

Ai thotë se Rusia “do të dalë nga kriza me një psikologji dhe ndërgjegje më të mirë”.

“Ne nuk kemi iluzione se Perëndimi mund të jetë një partner i besueshëm”, vazhdon ai, duke thënë se “do të tradhtojë këdo dhe do të tradhtojë vlerat e veta”.

Edhe Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime” Botë Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”

“Ju siguroj se do t'ia dalim dhe do të bëjmë gjithçka për të mos u mbështetur kurrë te Perëndimi, në asnjë fushë të jetës sonë”.

Lavrov thotë se Rusia ‘tërhoqi vëmendjen” për faktin se Ukraina po “kthehej në antiruse” gjatë shumë viteve, duke shtuar: “Ukraina po shndërrohej në një mjet eksperimental pro-perëndimor”.