Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Larja tradicionale pranverore në Nil, 16 të vdekur

Kajro, 10 prill – Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën në tentimin për larjen e parë pranverore në lumin Nil në Egjipt .

Që nga kohërat e lashta, egjiptianët me një sërë manifestimesh shënojnë ardhjen e pranverës, ndërsa një nga traditat më të përhapura në popullatë është larja e hershme pranverore në Nilin e stërmbushur dhe të ftohtë.

Mediat lokale shkruajnë se në ditët e kaluara, në qytetet buzë brigjeve të lumit Nil, janë mbytur të paktën 16 persona.

Në mesin e të vdekurve ka edhe të mitur ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për rastet në fjalë.