Laburistët, partia kryesore opozitare në Britani, janë shprehur të zhgënjyer nga diskutimet e ndërmarra që prej të mërkurës me qeverinë, në përpjekje për të dalë nga ngërçi mbi Brexitin, duke shprehur keqardhje për mungesën e një ndryshimi të vërtetë në qëndrimin e ekzekutivit.
“Jemi të zhgënjyer pasi qeveria nuk po ofron as ndryshim të vërtetë, as kompromis”, deklaroi një zëdhënës i partisë laburiste në një komunikatë për shtyp, transmeton atsh.
Ata i kanë kërkuar kryeministres të propozojë ndryshime të vërteta në marrëveshje, për të gjetur një alternativë që mund të marrë mbështetjen e Parlamentit dhe të bashkojë vendin.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëse marrin pushtetin, laburistët për gjashtë muaj sigurojnë Brexitin
-
Ligjvënësit britanikë bllokojnë një Brexit pa marrëveshje
-
Grindja për Brexitin kalon në raundin tjetër
-
Pas ndarjes së opozitës, shtohen paqartësitë për Brexitin
-
Starmeri përballet me presion në rritje pas humbjeve të rënda të Laburistëve në zgjedhje