Menjëherë pas Liderit Suprem, Qasem Soleimani renditej si figura më e fuqishme në republikën Islamike.
Kreu i ushtrisë së njohur si Forcat Quds, Soleimani ishte organizatori i aktiviteteve të këtij shteti në Lindjen e Mesme, si dhe ishte ministri i vërtet i jashtëm kur vinte puna te lufta apo paqja, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi konsiderohej si arkitekti i Presidentit sirian al-Assadit në luftën kundër rebelëve në Siri, rritjes së paramilitarëve pro-iranian në Irak, luftën kundër grupit të Shtetit Islamik e shumë luftërave të tjera, transmeton Koha.net.
Ai gjatë viteve të fundit ka jetuar nën ‘hije’ duke udhëhequr operacione të fshehta për të arritur popullaritet e famë në Iran si dhe ishte subjekt i disa dokumentarëve, raportimeve të lajmeve e madje edhe i një kënge.