Së paku 16 marinarë janë rrëmbyer nga kusarët në Gjirin e Guinesë, transmetojnë mediat e huaja.
Sipas raportimeve të faqes së internetit detar ndërkombëtar, kusarët kryen sulme në tri anije në periudhën prej 1 deri më 4 maj pranë bregdetit të Nigerisë dhe Gabonit.
Në fillim të muajit maj kusarët me motoskafë morën kontrollin e njërit nga tragetet me flamurin e Panamasë krahas bregut të Nigerisë dhe rrëmbyen 10 anëtarë të ekuipazhit.
Sulmi tjetër dhe rrëmbimi ishte kryer me anije peshkimi.
Gjiri i Guinesë njihet si zona më e rrezikshme botërore e kusarëve në të cilën ndodhin 90 për qind të rrëmbimit të anëtarëve të ekuipazhit të anijeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Danimarka liron piratët e dyshuar në gomone në Gjirin e Guinesë
-
Piratët vrasin një dhe rrëmbejnë 15 pjesëtarë të anijes turke
-
Anija me pronar shqiptar rrëmbehet nga piratët në Nigeri
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Shkon në 280 numri i nxënësve të rrëmbyer në Nigeri