Botë

Kurzi pret të paditet për dëshmi të rreme por thotë se është viktimë e opozitës

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se pret të ngrihen akuza ndaj tij, mirëpo ka hedhur poshtë pretendimin se ka dhënë dëshmi të rreme në një komision parlamentar.

Kurz në një intervistë për “Sunday newspaper”, ka hedhur poshtë idenë e dorëheqjes edhe nëse paditet.

Hetimi ndaj tij nga prokurorët anti-korrupsion, është bërë publik javën e kaluar ndërkaq, paraqet një sfidë të ashpër politike për konservatorin 34-vjeçar, i cili qeverisë në koalicion me të Gjelbrit.

Kurzi e ka paraqitur vetën si viktimë të partive opozitare në këtë rast, të cilët siç ka thënë, po përpiqen ta fusin në kurth, për ta shtyrë të thotë diçka që mund të interpretohet si dëshmi e rreme përpara komisionit.

Kurzi ka deklaruar se nuk është marrë në pyetje ende nga Prokuroria. Por ai ka shtuar se është i bindur se do të shfajësohet për çështjen, e cila përqendrohet në faktin nëse ai u përgjigj me vërtetësi kur u pyet për emërimet në kompaninë shtetërore OBAG.

"Unë kam folur me avokatë të shumtë dhe disa profesorë të Universitetit. Rrjedha është gjithmonë e njëjtë: askush nuk mund ta imagjinojë se do të ketë një dënim këtu", është shprehur Kurzi.