Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kurdët kërcënojnë me luftë guerile turqit që morën Afrinin

Zyrtari kurdo-sirian Otman Sheik Isa tha se konflikti me Turqinë në enklavën siriane Afrin hyri në “fazë të re”, përkatësisht do të kalojë në luftë guerile.

“Okupimi turk do të ndryshojë nga okupimi i drejtpërdrejtë deri në luftë guerile ‘godit e ik’ derisa Afrini të lirohet. Ushtria jonë do të jenë ethet e tyre të vazhdueshme”, tha ai në një konferencë për media, transmeton KosovaPress.

Turqia sot njoftoi se ka hyrë në qytetin Afrin, pothuajse dy muaj pas fillimit të ofensivës në enklavë. Dhjetëra-mijëra njerëz janë vrarë nga sulmet turke.

Luftëtarët kurdë të njësive për mbrojtjen e popullit (YPG) janë tërhequr nga fronti, transmeton AP