Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Kur më martuan, më treguan kamxhikun”, rrëfimi i afganes që u qëllua nga bashkëshorti

25-vjeçarja Shakila Zareen, thotë se nuk e mban mend veten të ketë qeshur ndonjëherë kur ishte fëmijë. Jeta e saj, siç thotë ajo, ishte e mbushur me errësirë, vështirësi dhe dhunë. Pos dhunës, ajo edhe ishte përdhunuar.

“Jeta ishte përplot me sfida. Isha torturuar dhe rrahur nga vëllezërit e mi, bashkëshorti dhe kunati. Hiç nuk e di se si u rrita”, rrëfen afgania e rritur në Baglan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në moshën 17-vjeçare u detyrua të martohej me forcë me një person shumë më të vjetër.

"Kur më martuan, më treguan një kamxhik të bërë me dorë. Më thanë: Ti je femër dhe kjo është çka meriton. Kur i pyesja se cili është mëkati ynë dhe pse na rrihni, duke u nxehur, më thonin: si guxon të flasësh kështu. Kur mësuan se isha ankuar në një stacion policie, bashkëshorti më qëlloi me armë dhe humba veten”, ka thënë për BBC.

Ajo tregon për dhjetëra operacionet që ishte dashur t’i kryente për t’u kuruar. Në fytyrë mban një plagë të dukshme, derisa në shpirt, vragët ia kujtojnë jetesën pikëlluese.

Megjithatë, këto vuajtje nuk e kanë ndaluar Zareen të ngrihet kundër shtypjes dhe dhunës. Ajo sot është zë i fuqishëm i grave dhe person inspirues për mijëra njerëz në botë që kanë përjetuar dhunë. Sot e kësaj dite Zareen jeton në Kanada.

Përktheu: E.B.