Katërmbëdhjetë të pandehur ballafaqohen me një sërë akuzash në një gjykatë në qytetin perëndimor gjerman Duseldorf dhe ata kryesorët ngarkohen për trafikim dhe shitje të kokainës. Epo mirë, të gjysmë toni kokainë: më saktësisht 680 kilogramë, të shitur deri në pikë të fundit me një çmim prej 63.000 eurosh për një kilogram.
Pesë prej tyre janë pjesëtarë të dyshuar të sindikatës kalabreze ‘Ndangheta dhe që të gjithë të katërmbëdhjetit jetojnë në shtetin më të populluar të Gjermanisë, Rine-Vestfalinë Veriore. Pasaportat e tyre e shfaqin ‘Ndranghetan e Vestfalisë si një punëdhënës ndërkombëtar: italian, gjerman, holandez, turk, maroken, portugez. Andaj, përkthyes nga Italia, Holanda dhe Turqia janë siguruar afër dore, shkruan DW.
Gjykatësi kryesor, Jens Luge, madje u tall se është “mirënjohës” që askush nuk i solli 649 faqet e aktakuzës në gjykatë në formën e shkruar, ngase “në atë rast do të ngeleshim pa vend bosh”.
Për shumicën e të pandehurve, rregulli mafioz i heshtjes, apo “ometa”, do zbatim edhe në gjykatë. Por prokurorët shpresojnë se dëshmitari kyç, të cilin ata kanë kapur, mund ta prishë këtë baraspeshë, transmeton KOHA.
Koronavirusi vë rastin në izolim
Megjithëkëtë, pandemia e koronavirusit mund ta trazojë edhe persekutimin e krimit të organizuar në Gjermani. Nëna e të pandehurit Halil B. është e prekur nga sëmundja COVID-19 dhe prandaj ai duhet që të hyjë në vetizolim për dy javë, pavarësisht se ai vetë ka rezultuar negativ në test. Gjykatësi vendosi se gjykimi nuk mund të ndahet në dy pjesë, duhet të zhvillohet me 14 të pandehurit të pranishëm.
Përpjekja për ta vazhduar procesin mund të bëhet më 24 tetor.
Edhe
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
“Ata përfundimisht do të mundohen të bëjnë çmos për ta minuar procedurën”, ka thënë David Schraven, botues i ueb-faqes gjermane të gazetarisë hulumtuese “correctiv.org” dhe autor i bestsellerit të 2017-s për mafien në Gjermani.
“Duke e mbajtur gjykimin pikërisht tani mund ta zvarrisni procesin për 18 muaj para se verdikti të dalë”, ka thënë ai.
Të pandehurit janë po ashtu të akuzuar për mbështetjen e një grupit të krimit të organizuar, për evazion fiskal, shpëlarje parash, trafikim të kanabisit, mashtrim dhe shkelje të ligjeve për armët e zjarrit. Ata mund të përballen me dënimin prej pesëmbëdhjetë vjetësh burgim në letër.
-
Kokainë, korrupsion dhe ryshfet, porti gjerman i rrethuar nga bandat e drogës
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Pica më e famshme e një restoranti në Gjermani del se po shitej bashkë me kokainë
-
Torturimi i fëmijëve afrikanë nga bandat evropiane të drogës