Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Kung Fu”, murgeshat e humanizmit

Të njohura ndryshe si “Kung Fu murgesha” – sipas artit të lashtë marcial kinez - shkaku se trajnohen në arte marciale, gratë e këtij ekipi vijnë nga linja Drukpa – rendi i vetëm i përbërë prej grave të sistemit manastiror budist, ku murgeshat kanë të njëjtin status sikurse murgjit. Përveçse bartin thasë të mbushur me gjëra ushqimore, nisur prej orizit e deri te gjërat higjienike, dhe të pajisura me maska mbrojtëse, këto gra bartin në shpinë ngarkesa të rënda përgjatë shtigjeve të zorshme dhe kushteve të rënda malore

New Delhi, Indi (Reuters) – Duke ecur për orë të tëra nën ajrin e dendur të Himalajeve, me qindra murgesha budiste të veshura me rroba të portokallta bartin ndihma esenciale – dhe këshilla mjekësore – për fshatarët të mbetur në mëshirë të fatit dhe të sëmurë nga COVID-19.

Të njohura ndryshe si “Kung Fu murgesha” – sipas artit të lashtë marcial kinez - shkaku se trajnohen në arte marciale, gratë e këtij ekipi vijnë nga linja Drukpa – rendi i vetëm i përbërë prej grave të sistemit manastiror budist, ku murgeshat kanë të njëjtin status sikurse murgjit. Përveçse bartin thasë të mbushur me gjëra ushqimore, nisur prej orizit e deri te gjërat higjienike, dhe të pajisura me maska mbrojtëse, këto gra bartin në shpinë ngarkesa të rënda përgjatë shtigjeve të zorshme dhe kushteve të rënda malore. Por si mision të tyrin këto murgesha kanë që t’i paralajmërojnë fshatarët që të jenë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet që i përmban në vete COVID-19.

“Sfida më e madhe ka qenë që t’u shpjegojmë njerëzve se sa i rrezikshëm është virusi”, ka thënë 29-vjeçarja Jigme Konchok Lhamo, duke aluduar në atë që e shkakton COVID-19, sëmundje kjo që deri më tani ka lënë të vdekur rreth 1.57 milionë njerëz nëpër të gjithë botën.

Mst: Betejë qoftë edhe për vetëm një jetë

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet 2 j. më parë Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

Fshatrat që i pranojnë ndihmat nga këto murgesha shtrihen në të dy anët e kufirit Indi-Nepal, dhe nëpërmjet tyre deri më tani ndihma kanë siguruar më shumë se 2.000 familje të varfra.

Pa qasje të rregullt në televizione apo internet për t’u informuar, murgeshat kanë thënë se banorët lokalë rëndom e shpërfillin virusin duke e cilësuar vetëm si “grip të thjeshtë” dhe se i anashkalojnë sesionet trajnuese për mbajtjen e distancës fizike, larjen e duarve dhe mësimet se si t’i bartin maskat mbrojtëse të fytyrës.

Gjatë javëve të fundit të dhjetorit, murgeshat kishin nisur punën 24 orë në ditë për t’i dërguar ushqim dhe mjete higjienike një fshati të plandosur nga COVID-19 në lagjen malore indiane të Lahaulit, ku ndodhet gjysma e gjithë rrjetit global të mbi 700 murgeshave Drukpa.

Të gjithë banorët e fshatit ishin prekur nga virusi, përfshirë në këtë mes edhe disa prej të afërmve të vetë murgeshave.

“Keni frikë... ama frika nuk mund të na ndalë”, ka thënë Jigme Yeshe Lhamo, një 30-vjeçare. “Nuk mundemi ta ndryshojmë botën të vetme, por edhe në rast se ia dalim që ta ndihmojmë një jetë, atëherë ky është sukses i madh. Ndihemi të lumtura për këtë fakt. Ndihemi të trimëruara”, ka thënë ajo.

Mst: Pasioni për të ndihmuar

Tradicionalisht, nga murgeshat pritet që të gatuajnë dhe pastrojnë, dhe atyre nuk u lejohet që të ndërmarrin ushtrime fizike. Mirëpo kjo gjë ka ndryshuar rreth një dekadë më parë, kur udhëheqësi i sektit më shumë se 1.000-vjeçar, Shenjtëria e tij Gyalwang Drukpa, i trimëroi murgeshat që të mësojnë Kung Fu.

“Ato janë një gjeneratë e re grash, të cilat nuk frikësohen që t’i thyejnë tabutë dhe stereotipat njëshekullorë”, ka thënë Carrie Lee, një vullnetar dhe kryetar i dikurshëm i organizatës ndërkombëtare bamirëse “Live to Love”, e cila i mbështet murgeshat Drukpa. “Ato i çuan stërvitjet e tyre përtej seancave medituese dhe gjetkë nëpër botë – të shpeshtën e rasteve pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve për sigurinë e tyre”.

Kur pandemia e koronavirusit mori hov, murgeshat nisën që të punonin bashkë me familjet e tyre në Ladakh – dikur një mbretëri e largët budiste në Himalajet indiane – për t’iu qepur maska fshatarëve. Ndihmë në këtë drejtim kishin marrë edhe prej të tjerëve.

Edhe Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë Botë 1 muaj më parë Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë

Nima Sherpa, një grua 28-vjeçare nga veriu i Nepalit, ua lë murgeshave meritën për pasionin e saj për ndihmë të tjerëve. Ajo kishte blerë gjëra esenciale për 100 familje, kur murgeshat kishin nevojë për ndihmë në përpjekjen e tyre për distribuim.

Nina, e cila sikurse shumica e sherpave njihet vetëm sipas emrit të saj, ka thënë se të punuarit në terren ia kishte hapur sytë lidhur me vështirësitë, me të cilat po përballeshin fshatarët shkaku që humbja e vendeve të punës ka lënë shumë prej tyre në pamundësi për të paguar për gjëra ushqimore apo edhe për faturat e rregullta mujore. Shumica e fshatarëve malorë punojnë në rrafshin e ndërtimit të rrugëve dhe ndërtimtari, sektorë këta të bllokuar si pasojë e izolimeve për frenim të sëmundjes – dhe kjo ka krijuar barrë për sa i përket menaxhimit të të ardhurave për banim.

Derisa shkollat janë të mbyllura dhe mësimet online janë shndërruar kudo në një normë të re, shumë fëmijë janë shtrënguar që ta humbasin një vit të tërë shkollim, si pasojë e mungesës së qasjes në laptopë apo në internet.

Mst: Nga gratë për gratë

Për gratë, pandemia vetëm sa ka gjeneruar sfida edhe më të mëdha.

“Kur flas me një kushërirë timen, ajo më thotë se garantimi i higjienës menstruale është bërë jashtëzakonisht i vështirë, shkaku se pecetat sanitare nuk janë aktualisht të qasshme dhe edhe po qe se janë, ato edhe ashtu nuk kanë para të mjaftueshme për t’i blerë”, ka treguar Nina.

Murgeshat kanë thënë se fushatat e tyre të radhës do të përqendrohen kryekëput në shëndetin e grave, përfshirë në këtë mes higjienën menstruale dhe mësimin e fshatareve se si të kryejnë vetë ekzaminime të gjirit për detektimin e shenjave të hershme të kancerit.

“Jo vetëm se do t’i mësojmë lidhur me masat e parandalimit të koronavirusit, por do t’u ofrojmë gjithashtu edhe peceta të nevojshme sanitare”, ka bërë të ditur Yeshe.

Edhe Gratë që kërkojnë fuqi përmes magjisë Botë 1 muaj më parë Gratë që kërkojnë fuqi përmes magjisë

“Kjo është një punë shumë e madhe për gratë e kësaj pjese”.

{gallery}