Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kundërmimi i vdekjes

Shenja e parë që diçka nuk është në rregull u dha kur një kamion masiv me 18 rrotë zuri vend në një lagje gjysmë të rrënuar të Paseos del Valle, në periferi të qytetit meksikan Guadalajara.

Vetë kamioni nuk kishte ndonjë shenjë që binte në sy – ishte një kamion frigorifer i bardhë që në pjesën e jashtme e kishte logon e një ariu polar – po e çuditshmja ishte se vinte e përcjellë nga një eskortë policore, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Dhe teksa automjeti masiv po ngadalësonte shpejtësinë përgjatë një shtegu të përbaltur ndërmjet vargut të fundit të shtëpive dhe një fushe misri, qentë përgjatë lagjes nisën të lehnin egërsisht karshi kundërmimit që lëshonte.

“Ishte ky kundërmimi i vdekjes”, kujton Alejandro Espinosa, një punëtor i mirëmbajtjes në një spital në afërsi të lagjes.

Zbulim makabër

Turma e njerëzve së shpejti u mblodh dhe kur kamioni ngeci në baltë, disa të rinj i shtynë forcat e policisë dhe i hapën me forcë dyert e kamionit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)