Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kuleba reagon: Vështirë të besohet se KB-ja mund të vendosë censurë të ngjashme me të Kremlinit

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, po e ka të vështirë të besojë se Kombet e Bashkuara po aplikojnë censurë të ngjashme me atë të Kremlinit brenda Rusisë, duke ndaluar përdorimin e fjalëve “luftë” dhe “pushtim”.

Në mediume ka qarkulluar lajmi se Kombet e Bashkuara u kanë thënë stafit të mos përdorin fjalë luftë dhe pushtim kur flitet për Ukrainën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, ky lajm është përgënjeshtruar nga OKB-ja.

“Është e vështirë të besohet se OKB-ja mund të vendosë censurën e ngjashme me atë të Kremlinit brenda Rusisë, duke ndaluar përdorimin e fjalëve ‘luftë’ dhe ‘pushtim’ në mesin e stafit të OKB-së. I bëjë thirrje OKB-së që menjëherë të përgënjeshtrojë këto raporte nëse janë false. Reputacioni i OKB-së është në pyetje”, ka shkruar Kuleba në Twitter.