Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kujdestari i kishës theret për vdekje në Spanjë

Një kujdestar kishe ka vdekur dhe një prift është plagosur kur një i dyshuar i sulmoi ata në dy sulme të ndara në kishat katolike në qytetin spanjoll të Algeciras.

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Sulmi filloi në orët e mbrëmjes të mërkurën kur i dyshuari me hanxhar në dorë hyri në kishë dhe plagosi rëndë priftin. Më pas ka shkuar në kishën tjetër dhe theri për vdekje kujdestarin e saj.

Ministria ka bërë të ditur se kujdestari ka arritur të ikte deri në shesh, mirëpo nuk u ka mbijetuar plagëve nga therja me hanxhar.

Prifti i plagosur është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile.

Mediat lokale raportuan se të paktën tre persona të tjerë u plagosën. Autoritetet po hetojnë sulmet si një akt të mundshëm terrorizmi.

Edhe Dy të vdekur e mbi 80 të lënduar në Spanjë Botërori 2026 Dy të vdekur e mbi 80 të lënduar në Spanjë

I dyshuari është në paraburgim nga Policia Kombëtare e Spanjës.

Ministria nuk ka publikuar identitetin e të dyshuarit. Qyteti i Algeciras është në pjesën jugore të Spanjës dhe afër Gjibraltarit. Në këtë qytet është porti që lidh Evropën me Afrikën Veriore.