Dyqanet britanike kanë filluar të kufizojnë shitjen e disa frutave dhe perimeve për shkak të mungesës së tyre, shkruan Independent.
Moti i keq dhe problemet e transportit në Afrikë dhe Evropë shkaktuan mungesën e domateve dhe frutave dhe perimeve të tjera në raftet e dyqaneve.
Andrew Opie, drejtor i ushqimit dhe qëndrueshmërisë në Konsorciumin Britanik të Shitjes me Pakicë, ka thënë se kushtet e pafavorshme të motit në jug të Evropës dhe në veri të Afrikës prishën korrjen e disa frutave dhe perimeve, gjë që vlen edhe për domatet dhe specat.
Në Afrikën e Veriut, rendimentet ishin të dobëta dhe situata pritet të përmirësohet në ditët dhe javët në vijim.
Zinxhiri i dyqaneve “Asda” kufizoi blerjet në tre domate, tre speca, tre tranguj dhe nga një qese marule, brokoli, lulelakër dhe mjedra.
Rrjeti i dyqaneve “Morrisons” ka njoftuar se nga nesër do të vendosë kufizime. Do të mund të blihen dy domate, dy kastraveca dhe dy speca. Masa të ngjashme po shqyrtojnë edhe dyqanet e tjera.
-
Britaninë e kaplon edhe mungesa e mollës dhe dardhës
-
Kriza ekonomike mund ta rrëzojë rregullin 108-vjeçar në Gjermani
-
S'ndalet rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
-
Britania ndalon reklamat e ushqimit të pashëndetshëm në televizion dhe online
-
Shtrenjtimi i ushqimit lidhet me motin ekstrem