Kryetarja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, është vetizoluar, pasi një anëtar i kabinetit të saj është takuar me një person që ishte pozitiv në koronavirus.
Zyra e presidentes ka njoftuar sot, se për këtë është anuluar edhe takimi me kryetarin e Austrisë, Alexander Va nder Bellen, raportojnë mediat sllovake të mërkurën.
Edhe takimet tjera deri në fund të javë janë anuluar.
Sllovakia është një prej vendeve evropiane më së paku të prekura nga pandemia.
Autoritetet sllovake deri më tash kanë regjistruar 1.607 raste pozitive, ndërkohë që 28 persona kanë vdekur si pasojë e virusit.
Artikuj të ngjashëm