Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryetari i PE-së, Tajani: Mirëpresim Mayn, por s’ka rinegocim për Brexitin

Strasburg, 11 dhjetor - Mirëpresim kryeministren, Theresa May, por nuk mund të ndryshojmë një vendim që tashmë është marrë, deklaroi kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani lidhur me një rihapje të mundshme të negociatave të Brexit me Mbretërinë e Bashkuar.

“Parlamenti Europian ka arritur një dakordësi”, tha Tajani, duke u bashkuar me qëndrimin e shprehur nga presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker i cili ka përcaktoi marrëveshjen e arritur në negociata si “të vetmen mundësi të mundur’’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Uniteti i institucioneve të BE dhe i 27 shteteve anëtare është i rëndësishëm për të gjithë ne’’, shtoi Tajani.