Kufizimet e mëtejme kundër COVID-19 nga Qeveria britanike janë të pashmangshme, ka deklaruar të dielën i pari i Londrës, Sadiq Khan.
Këtë deklaratë, Khani e ka bërë teksa e ka quajtur “një incident të madh”, në kryeqytetin anglez, rritjen e shpejtë të numrit të rasteve me koronavirus.
“Mendoj se nëse nuk sjellim kufizime të reja, do të shihni edhe më shumë raste pozitive dhe shërbime publike potencialisht si NHS në prag të kolapsit, nëse jo në kolaps”, ka thënë Khan për BBC.
Kryebashkiaku i Londrës shtoi se çdo kufizim i ri do të duhet të balancohet me mbështetjen financiare nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Ai sugjeroi se kufizimet e reja duhet të hyjnë në fuqi pas Krishtlindjeve, duke pasur parasysh "ndikimin në mirëqenien dhe shëndetin mendor të njerëzve" që do të kishte nëse ato do të futeshin para Krishtlindjeve.
“Krishtlindja është e rëndësishme. Edhe për ne që nuk festojmë fetarisht, ju merrni pushim, mund të shihni familjen tuaj. Kështu që unë mendoj se ne duhet të jemi në gjendje t'i festojmë Krishtlindjet të sigurt”, ka thënë ai.