Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryetarët e disa kryeqyteteve evropiane diskutojnë për luftimin e ekstremizmit

Qytetet mund të sigurojnë një “kundërhelm” ndaj ekstremizmit dhe populizmit nëse ndërtojnë ura mes komuniteteve të ndryshme, tha kryetari i Londrës, Sadiq Khan.

Ai është kryetari i parë mysliman i një kryeqyteti evropian.

Khan, i bëri komentet gjatë një takimi të përfaqësuesve të shumë kryeqyteteve evropiane që u mbajt në Londër.

"Ne kemi parë një rritje të lëvizjeve nacionaliste dhe populiste, në të gjithë Evropën, madje edhe në Amerikë. Është e qartë është se qytetet mund të jenë kundërhelm për këtë lloj ekstremizmi", tha Khan në Fondacionin “Thomson Reuters”.

"Nëse nuk jemi të kujdesshëm, njerëzit mund të jetojnë në silos: të pasur, të varfër, të vjetër, të rinj, të zi, të bardhë - kështu që ne duhet të sigurohemi që të kemi ura mes komuniteteve", tha ai.

Edhe Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve Botë Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve

Sipas tij, që nga financimi i kurseve për prindërit deri te sigurimi i hapësirave për klubet sportive, qytetet në gjithë Evropën, mund të nxisin integrimin, dhe të frenojnë çarjet shoqërore që shpesh çojnë në ekstremizëm.

Dy të tretat e njerëzve në botë do të jetojnë në qytete deri në vitin 2050, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.

Kryetarja e parë femër e Amsterdamit (kryeqyteti i Holandës) Femke Halsema, tha se ofrimi i mundësive sociale siç janë: arsimimi më i mirë dhe qasja në punë, mund të ndihmojnë në trajtimin e ekstremizmit.

Megjithatë, kryetari i Brukselit (kryeqyteti i Belgjikës), ku sulmet e vitit 2016 nga grupi ekstremist, Shteti Islamik vranë 32 vetë, tha se ishte një sfidë për të integruar komunitete të ndryshme në qytetet në rritje, raporton Reuters.

Edhe Trumpi ka inkurajuar të djathtën ekstreme, thotë kryebashkiaku i Londrës Botë Trumpi ka inkurajuar të djathtën ekstreme, thotë kryebashkiaku i Londrës

"Një nga rolet e një kryebashkiaku është ndërtimi i urave në komunitete, ne e dimë se nuk është shumë e lehtë", tha Philippe Close.

"Është një sfidë, nuk është një luftë që mund të fitojmë në një ose dy vjet - është për gjenerata", tha ai.