Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Andersson, pranoi të mërkurën humbjen pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në këtë vend, shkroi “Euronews”.
Me këtë rast ajo pranoi se fitorja u takon katër partive opozitare të krahut të djathtë.
Me 99 për qind të votave të numëruara, Andersson, e cila është gruaja e parë kryeministre e Suedisë, e zgjedhur vjet, tha se rezultatet tregojnë se kundërshtarët e saj kanë fituar.
"Prandaj nesër do të kërkoj të lirohem nga posti im", tha Andersson në një konferencë për shtyp.
Opozita e deritanishme pritet të ketë 176 vende në parlament prej 349 sa janë gjithsej.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministrja e parë në Suedi rikthehet pasi dha dorëheqjen
-
Suedia zgjedh kryeministre për herë të parë
-
Suedezët votojnë sot në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën ekstreme në qeveri
-
Suedia voton të dielën, e djathta ekstreme mund të hyjë në qeveri
-
Mette Frederiksen nis bisedimet për koalicion, shpreson të mbesë kryeministre