Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Gjatë takimit, Kallas ka përsëritur nevojën për ndihmë për Ukrainën, thirrje kjo që është bërë nga Perëndimi që prej fillimit të pushtimit.
Sidoqoftë ajo ka paralajmëruar se “duhet përgatitur për më të keqën, sepse më e keqja është duke ardhur”.
Ajo ka bërë thirrje që Rusia të izolohet nga bota.
“Ne do të gjejmë mënyra të tjera derisa makinera e luftës së Putinit të paralizohet”, ka thënë ajo.
Blinken ka thënë se SHBA-ja vazhdon të shpresojë për më të mirën por është e përgatitur për më të keqen.
Artikuj të ngjashëm
-
Kallas: Putini në pozitën më të dobët se asnjëherë më parë
-
Kallas: Nëse s’e ndihmojmë më tej Ukrainën, duhet të nisim të mësojmë rusisht
-
Blinkeni takohet me shefin e NATO-s për bisedime rreth Ukrainës
-
Blinkeni niset në Evropë për bisedimet rreth Ukrainës para rikthimit të Trumpit
-
Izolacionizmi s’ka funksionuar kurrë për SHBA-në, thotë Kaja Kallas