Kryeministrja britanike Theresa May tha se do i kërkojë parlamentit që më 8 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme, për të fituar kështu një mandat të drejtë përdrejtë për të udhëhequr vendit pas Brexit, divorcit me BE-në.
Kjo cilësohet një lëvizje surprizë e kryeministres britanike.
Por mediat britanike shtrojnë çështjen pse kjo thirrje për zgjedhje të parakoshme? Kryeministrja ka qënë në presion pas kërkesave për referendum dhe rebelimit në rritje për planin e saj të shkollave. Duke folur në konferencën për shtyp May tha: “Vendi është bashkë, por Westminster jo”.
Ky vendim vjen tre javë pasi kryeministrja nisi procesin normal të Brexit, dhe habiti mjaft politikanë britanikë që sapo ishin kthyer nga pushimet e Pashkëve.
Më herët, May kishte thënë në mënyrë kategorike që zgjedhjet e ardhshme do të ishin sipas planit, më 2020.
-
Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme në rast se Brexiti shtyhet
-
Kryeministrja May pritet të njoftojë datën e largimit të saj nga detyra
-
Sipas “The Times”, kryeministrja May nesër jep dorëheqje
-
Theresa May propozon marrëveshje të re për Brexitin
-
May planifikon një "ofertë të guximshme" për të arritur mbështetjen për Brexitin