Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri tajlandez gjobitet pasi nuk mbajti maskë në fytyrë

Kryeministri i Tailandës, Prayuth Chan-ocha, u gjobit me 190 dollarë të hënën për shkelje të rregullave anti-COVID duke mos mbajtur një maskë fytyre, ka thënë guvernatori i Bangkokut.

"Unë e njoftova kryeministrin se kjo ishte një shkelje e rregullave", shkroi guvernatori i Bangkokut, Aswin Kwanmuang në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Vendimi erdhi pasi një fotografi e kryeministrit në faqen e tij në Facebook e shfaqi atë pa maskë në një takim. Fotografi më vonë u fshi.

Në Tailandë maska është e detyrueshme jashtë shtëpisë/vendbanimit.