Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin e Kinës, John McCallum.
Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i bëri ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit Huawei të Kinës, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Trudeau thanë një njoftim se ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera.
Ndalimi zyrtares së lartë Meng Wanzhou, me kërkese të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë.
Meng akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për shmangie të sanksioneve ndaj Iranit. Akuzat u mohuan nga kompania Huawei.
Trudeau falënderoi ambasadorin e Kinës për shërbimin që ka ofruar gjatë viteve në Kanada.
McCallum kishte shkaktuar polemika të martën, kur publikisht kishte kundërshtuar kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e zonjës Meng.
Një ditë më pas, ai tha se është keqinterpretuar dhe se komentet e tij kanë krijuar konfuzion.