Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka premtuar se do ta vendosë fertilizimin in vitro (IVF) në qendër të fushatës së tij për rizgjedhje, ndërsa përpiqet të fitojë mbështetjen e votueseve gra mes rënies rekord të lindshmërisë në vend.
Qeveria e Kristersson së fundmi ka shtuar numrin e përpjekjeve IVF të financuara nga shteti për çiftet që duan të bëhen prindër për herë të parë, nga tre në gjashtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani ai ka deklaruar se nëse partia e tij, “Moderatët e qendrës së djathtë”, koalicioni minoritar i të cilëve varet nga mbështetja e Demokratëve të Suedisë të ekstremit të djathtë, qëndron në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit, atëherë do të financojnë IVF-në edhe për më shumë fëmijë.
Kjo vjen pasi statistikat zyrtare treguan këtë vit se, megjithëse Suedia shpesh përmendet si një nga vendet më të mira në botë për të pasur fëmijë, niveli i lindshmërisë ka rënë në 1.42 vitin e kaluar, niveli më i ulët që nga viti 1749 kur nisën regjistrimet.
“Është një nivel që nuk e kemi pasur kurrë më parë në Suedi”, ka thënë së fundmi Kristersson, i cili ka tre fëmijë të rritur.
“Kjo më bëri të mendoj. Mund të jetë sepse shumë njerëz nuk duan të kenë fëmijë, por jam mjaft i sigurt se është gjithashtu sepse shumë njerëz nuk arrijnë kurrë të kenë fëmijët që do të dëshironin vërtet”, ka shtuar ai.
Sipas ligjit të ri, ata që përpiqen të kenë fëmijën e parë do të kenë të drejtë për gjashtë runde IVF falas, por fëmijët shtesë nuk mbulohen nga shteti, ndërsa një përpjekje e vetme kushton rreth 50,000 korona suedeze.
Duke premtuar se do të financojë edhe përpjekjet për ata që duan më shumë se një fëmijë si premtim elektoral, ai ka thënë se “Nuk ka asgjë të keqe të kesh një fëmijë, por shumë njerëz që kanë një fëmijë duan gjithashtu që ai të ketë një motër ose vëlla”.
Por disa ekspertë nuk janë të bindur se kjo strategji e IVF-së do të ketë efektin e dëshiruar në popullsi apo në preferencat e votuesve.
Martin Kolk, sociolog dhe ligjërues në Universitetin e Stokholmit, ka thënë se në Suedi, ku kujdesi për fëmijët subvencionohet shumë, arsyeja pse njerëzit po kanë më pak fëmijë ka më shumë gjasa të lidhet me ndryshimet kulturore.
Sipas tij, të bëhesh prind shihet nga disa si diçka që “konkurron me stile të tjera jetese”.
“Apekte të tjera të jetës, si karriera, hobet, miqtë dhe vetëpërmbushja, luajnë një rol më të madh në jetë, dhe ndoshta krijimi i familjes dhe lindja e fëmijëve luajnë një rol më të vogël”, ka shtuar ai.