Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, deklaroi të shtunën se e kupton që turqit janë të zemëruar pasi aeroplani me shefin e diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu u ndalua të aterrojë në Roterdam, por vlerësoi se presidenti turk Recep Tajip Erdogan e teproi kur krahasoi holandezët me nazistët.
“Kjo është vërejtje e çmendur. E kuptoj se janë të hidhëruar, por kjo ka kaluar çdo masë”, ka thënë Rutte për media gjatë kampanjës për zgjedhjet parlamentare, të caktuara për 15 mars në këtë vend, transmeton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo