Botë

Kryeministri britanik nën presionin e kabinetit të tij, kërkohet njohja e menjëhershme e shtetit palestinez

Keir Starmer

Foto: Associated Press

Kryeministri britanik, Keir Starmer, është nën presion nga kabineti i ministrave që Mbretëria e Bashkuar menjëherë ta njoh Palestinën si shtet.

Ai është nxitur nëpër disa takime me ministra përgjatë muajve të fundit që Britania ta marrë rolin udhëheqës në njohjen e shtetit palestinez, raportoi The Guardian.

Britania planifikon që zyrtarisht pa njohë Palestinën si pjesë e një procesi paqeje, por vetëm në bashkëpunim me shtetet tjera perëndimore.

Megjithatë, brenda kabinetit ka pasur zëra që janë ngrehur për vrasjet e civilëve palestinezë të uritur në Gaza nga Izraeli dhe sulmet ndaj agjencive humanitare.

“Ne themi se njohja e shtetit palestinez është simbol vërtetë i rëndësishëm që mund ta bësh vetëm një herë. Por, nëse jo tani, atëherë kur?” ka thënë një ministër.

Në fillim të muajit, afër 60 deputetë kërkuan njohjen e Palestinës, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes shpalosi planet për të detyruar të gjithë banorët e Gazës të zhvendoseshin në një kamp në rrënojat e Rafahut.

Izraeli po përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare për veprimet në Gaza.