Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, ka thënë se shteti i tij do të reagojë në mënyrë proporcionale ndaj çdo sulmi apo ndërhyrjeje kundër Venezuelës.
Në selinë e OKB-së, Arreaza tha se në këtë organizatë është formuar një grup i cili do të punojë për ta mbrojtur të drejtën ndërkombëtare, transmeton KTV. Arreaza kritikoi sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj Venezuelës.
Sipas kryediplomatit venezuelas, SHBA-ja zhvillon “luftë psikologjike” e cila rrezikon paqen dhe sovranitetin e vendit të tij.
Përndryshe, Venezuela u përfshi nga protestat që nga 10 janari, kur presidenti Nicolas Maduro u betua për mandatin e tij të dytë, pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita. Ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit, më 23 janar.
-
SHBA-ja kërcënon Venezuelën me përdorim të forcës
-
Rusia thotë se SHBA-ja po krijon vrull për neokolonializëm
-
OKB-ja “e shqetësuar për mosrespektimin e të drejtës ndërkombëtare” në rastin e Venezuelës
-
Bota reagon ndaj sulmeve të SHBA-së në Venezuelë
-
Presidenti i Kolumbisë paralajmëron "rebelim" në Amerikën Latine nëse SHBA-ja s'rishikon politikat