Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kroati i Bosnjës pi helm në gjykatën e Hagës pasi i konfirmohet dënimi me 20 vjet burgim

Një seancë dëgjimore për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi që i akuzuari piu një lëng për të cilin tha se ishte helm pasi e dëgjoi vendimin.

Sllobodan Praljak ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës që u paraqit para gjykatës, raporton BBC.

Ai u dënua me 20 vjet burgim më 2013 për krime në Mostarin lindor.

Me të dëgjuar se dënimi i tij u rikonfirmua, ai i tha gjykatësit, “Sapo piva helm”, transmeton Koha.net.

Të gjashtit u paraqitën në gjykatë për vendimin final të apelit të dhënë nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi.

Praljak u ngrit në këmbë dhe e ngriti dorën tek goja e tij, e lëkundi kokën prapa dhe u duk se përpiu një gotë me diçka në të, e që, sipas avokatit të tij, ishte helm.

Edhe Publikohen pjesë të letrave të gjeneralit kroat që piu helmin në gjykatore të Hagës Botë Publikohen pjesë të letrave të gjeneralit kroat që piu helmin në gjykatore të Hagës

Gjykatësi menjëherë urdhëroi vendosjen e perdeve dhe seanca u pezullua.