Një hetim i pavarur ka konfirmuar se Tribunali Ndërkombëtar për krime në ish-Jugosllavi nuk ka mundur të parandalojë të dënuarin për krime lufte, Slobodan Praljak, nga kryerja e vetëvrasjes gjatë seancës gjyqësore të transmetuar në televizion.
Raporti është publikuar nga Tribunali më 31 dhjetor, në të cilin thuhet se “pa ndonjë të dhënë specifike, nuk ka ndonjë masë e cila mund të kishte garantuar identifikimin e helmit në atë shkallë”, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rishikimi im nuk ka shfaqur ndonjë hapësirë apo mangësi të kornizës ligjore të Tribunalit sa i përket të burgosurve apo parimeve të këtij trupi, andaj nuk ka pasur ndonjë propozim të ndryshimit të rregulloreve apo ligjeve”, ka thënë autori i raportit, Hassan Jallow.
Praljak, 72 vjeçar ka pirë helmin cianid gjatë një transmetimi televiziv të seancës gjyqësore derisa i shqiptohej dënimi me 20 vite burg për krime të luftës.
Më vonë gjatë ditës ai ka vdekur si shkak i helmit.
Derisa prokurorët holandezë janë ende duke bërë hetime për incidentin, shkrimi i publikuar nuk tregonte detaje se si dhe kur Praljak kishe siguruar helmin si dhe nuk kishte të dhëna që tregonin paraprakisht se ai kishte ndonjë substancë të rrezikshme.
“Edhe nëse do të kishte informacione për helmin, natyra dhe sasia e substancës ishte e tillë, ashtu që shume lehtë mund të kishte mbetur e pavërejtshme edhe nëse do të ishte bërë kërkim i detajuar i personave, qelive apo hapësirave tjera”, është thënë në raport.
Ish komandanti i forcave boshnjake gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë, është dënuar më 2013 për krimet si vrasje, persekutum dhe dëbim.
Ai ishte njëri nga gjashtë personat që po merrnin pjesë në gjykimin e 29 nëntorit për të dëgjuar vendimin e gjykatës pas apelit të vendimit të mëparshëm.