Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kroatët protestojnë kundër traktatit që mbron gratë

Disa mijëra persona kanë marshuar në kryeqytetin kroat, Zagreb, në një protestë kundër një traktati evropian që ka qëllim mbrojtjen e grave, transmeton AFP.

Sipas gazetarëve në protestë kanë qenë rreth 10,000 persona, ndërsa ky marsh është mbajtur dy ditë pasi qeveria e kryeministrit, Andrej Plenkoviq ka dërguar traktatin për ratifikim në parlament.

Konventa e Këshillit të Evropës, instrumenti kryesor që parandalon dhe lufton dhunën kundër grave ka ndarë këtë shtet, transmeton REL.

Konservatorët e vendit ballkanik, të mbështetur nga Kisha Katolike, së bashku me pjesëtarët e linjës së ashpër të partisë HDZ e kundërshtojnë ratifikimin.

Ata kanë thënë se e ashtuquajtura Konventa e Stambollit promovon siç kanë thënë ata “ideologji gjinore”, e cila do të shkatërronte familjen tradicionale.

Edhe 36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese Arbëri 3 j. më parë 36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese

“Unë jam baba, nuk jam prind!” dhe “Ndalojeni dhunën kundër Kroacisë!”, është thënë në disa banerë, të cilët i kanë mbajtur protestuesit.

Protestuesit që kishin ardhur edhe nga pjesë tjera të shtetit, kanë valëvitur flamuj kroatë dhe kanë kënduar këngë patriotike.

“Ne ndihemi të kërcënuar në shtetin tonë. Konventa e Stambollit është kundër krishterimit”, u ka thënë Gordana Turiq masës në sheshin kryesor.

Në tentim për të ulur tensionet, Plenkoviq që përfaqëson të moderuarit brenda HDZ-së, ka ndryshuar një ligj që ratifikon traktatin.

Edhe Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë LAJMET E MBRËMJES 4 muaj më parë Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë

Në të përfshihet një deklaratë sipas së cilës traktati nuk kërkon nevojën e “prezantimit të ideologjisë gjinore”, në shkollat kroate, apo ndryshimin me kushtetutë të definicionit të martesës, si bashkim në mes të burrit dhe gruas.

Këtë konventë e kanë ratifikuar 28 shtete, duke përfshirë 17 shtete anëtare të Bashkimit Evropian.