Deputetët e Çekisë kanë votuar kudër ratifikimit të një traktati ndërkombëtar për të drejtat e grave.
Vetëm 34 nga 71 ligjvënësit e pranishëm të Parlamentit çek votuan në favor të traktatit që njihet si Konventa e Stambollit. Ato nuk përbënin votat e mjaftueshme për ta kaluar.
Pas këtij votimi, me shumë gjasë Çekia do të jetë në mesin e shteteve që e kanë nënshkruar këtë dokument, por nuk e kanë ratifikuar.
Këshilli i Evropës e miratoi dokumentin në vitin 2011 në përpjekje për ta ndalur dhunën në Evropë, raportoi AP.
Çekia e ka nënshkruar në vitin 2016.
Sllovakia është tjetër anëtare e Bashkimit Evropian që e ka refuzuar traktatin më 2020, dhe Bullgaria dy vjet para saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në
-
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos
-
Kuvendi miraton 4 marrëveshje ndërkombëtare dhe plotësohen 2 borde me anëtarë
- Nga parimet në vepra: Përmbushja e premtimit të Kosovës ndaj grave dhe vajzave
-
Me protesta, gratë turke kërkojnë mbrojtje nga dhuna në familje