Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kroatët kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia për kohën e kaluar si robër lufte

Dragutin Guzovski, i shënuar me numrin 2280 në arkivat serbe për të zënët rob nga Kroacia, ka nisur betejën për njohjen e persekutimit që ka përjetuar pas arrestimit në Vukovar në vitin 1991. Ai është mbajtur rob në kampet serbe më shumë se gjashtë muaj në Mitrovicën e Sremit.

Pas një pritje të gjatë, ai së bashku me kryetarin e Shoqatës së të burgosurve në Zhupaninë e Vukovarit dhe Sremit, ka vendosur të nisë procesin kundër Serbisë.

“Unë dhe zoti Rehak (Danijel Rehak, kryetar i Shoqatës) kemi shkuar në të gjitha ministritë përkatëse”, thotë Guzovski.

Por pas një pritje tepër të gjatë, ai ka vendosur të angazhojë një avokat në Serbi dhe të kërkojë zyrtarisht nga Serbia që t'ia paguajë dëmshpërblimin për persekutimin gjatë luftës.

“Ky është vetëm rasti i parë. Ne të tre - unë, Antun Horvat dhe Sreqko Glamoçak - kemi vendosur të hedhim në gjyq Republikën e Serbisë”, thotë Guzovski. Por ai beson se pas tyre do të ketë edhe shumë persona të tjerë që do të kërkojnë dëmshpërblime nga Serbia.

Shkrimin e plotë e gjeni në DW.