Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kroacia sot kremton Ditën e Shtetësisë

Në Kroaci sot shënohet 26 vjetori i shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të vendit, transmeton informatën e Hina –s Koha.net.

Më 25 qershor 1991, Kuvendi i Kroacisë mori vendimin historik për nismën e ndarjes nga ish – republikat tjera të ish –Jugosllavisë së atëhershme e në bazë të referendumit të mbajtur më 19 maj 1991.

Me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare për ndarjen e ish -republikave jugosllave, me Deklaratën e Brioneve, u shty për tre muaj zbatimi i vendimit në ndërkohë që në Kroaci zhvilloheshin luftime të forcave kroate kundër ish Armatës Jugosllave pushtuese që komandohej nga eprorë ushtarakë serbë.

Nga 1 prilli 2009 Kroacia është anëtare e barabartë e NATO-s, ndërsa nga 1 korriku 2013 është anëtare e Bashkimit Europian.

Artikuj të ngjashëm