Qeveria e Kroacisë në seancën e sotme miratoi vendimin për themelimin e komisionit ndërministror për blerjen e avionëve luftarakë shumë dimensionalë.
Qeveria kroate me vendimin e sotëm ka konfirmuar se Republika e Kroacisë ka nevojë për të ruajtur aftësitë për mbrojtjen e hapësirës ajrore me avionë të saj luftarakë dhe nevojën për të nisur procesin e blerjes së avionëve luftarakë shumë dimensionalë.
“Po hapim një faqe të re dhe po fillojmë procesin e ri të furnizimit me avionët luftarakë shumë dimensionalë”, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e qeverisë.
Kroacia ka nisur procesin e blerjes së avionëve luftarakë me qëllim aftësimin e forcave ajrore dhe kontrollimit të hapësirës ajrore kroate në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me standardet e NATO-s./Atsh/
-
Kroacia po i blen dy luftanijet më të mëdha në histori të saj
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci