Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kroacia ka nevojë për 12 mijë punëtorë

Muaji tetor për sektorin e ndërtimit në Kroaci ishte një nga më të mirat në vitet e fundit. Krahasuar me një muaj më parë volumi i punës u rrit mbi 3 për qind dhe 4.6 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2016.

“Rezultati është produkt i mirë i politikës së taksave dhe përdorimit të fondeve të BE-së. Kjo është e gjitha rezultat që ndërtimi disi të kthehet në ditët e lavdishme”, thotë Mirjana Çagal, nënkryetare e Dhomës së Tregtisë për ndërtim. Por, kroatët e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë ndërtimi, pavarësisht se paga neto shkon deri në një mijë euro, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dragutin Kamenski, pronar i kompanisë ndërtimore, thotë se viteve të fundit një numër i shesheve të ndërtimit nuk janë hapur për shkak të mungesës së punëtorëve ndërtimorë.

Ai kujton se gjatë dekadës së kaluar, Kroacia u përballë me largimin e mbi 50.000 punëtorëve të ndërtimit, për shkak se kërkonin një jetë më të mirë jashtë vendit.

“Në Kroaci është e pamundur për të gjetur punëtorë të kualifikuar dhe të cilësisë. Pagat mesatare janë diku në mes 800 dhe 1,000 euro neto”, thotë Kamenski. Kjo gjithashtu mund të vonojë ndërtimin e shumë hoteleve të reja, njoftoi kohët e fundit ministri i Turizmit.

Ndërtuesit kanë kërkuar leje nga qeveria për të trefishuar numrin e punëtorëve të huaj, kështu që të gjithë 12,170 punëtorët e huaj të ndërtimit mund të punojnë në skelet kroate.